image Rusia pretendon se 200 mercenarë nga Kroacia kanë arritur në Ukrainë

Botë

Rusia pretendon se 200 mercenarë nga Kroacia kanë arritur në Ukrainë

news image

Rreth 200 mercenarë nga Kroacia kanë arritur në fushëbetejë në juglindje të Ukrainës, ka thënë të enjten zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov.

“Vetëm javën e kaluar, rreth 200 mercenarë nga Kroacia kanë arritur përmes Polonisë dhe u janë bashkuar batalioneve të nacionalistëve në juglindje të Ukrainës”, ka thënë Konashenkov, sipas agjencisë së lajmeve, TASS.

Konashenkov ka thënë se atasheu ushtarak i Ambasadës kroate në Moskë është ftuar në Ministrinë ruse të Mbrojtjes, ku i është thënë se rusët janë informuar për arritjet e mercenarëve./rel

/GazetaSinjali/