Rusia tha të hënën se kishte rritur në mënyrë dramatike prodhimin e municioneve dhe pajisjeve ushtarake, ndërsa ofensiva e saj në Ukrainë hyn në muajin e 18-të.
Zëvendëskryeministri rus, Denis Manturov, tha:
Që nga fillimi i këtij viti, shumë lloje të armëve dhe pajisjeve ushtarake po prodhohen në sasi shumë më të larta se vitin e kaluar.
Për sa i përket municioneve, ne po arrijmë një nivel ku dërgesat në një muaj tejkalojnë porositë totale të vitit të kaluar.
Ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu tha në maj se forcat e tij vareshin nga “rimbushja në kohë” e inventarit të municioneve dhe pajisjeve, dhe kërkoi një rritje të prodhimit, sipas AFP.
Sanksionet perëndimore kanë kërkuar të pengojnë aftësinë e Moskës për të rimbushur, duke ndaluar eksportet e pjesëve të makinerive dhe komponentëve elektronikë që mund të përdoren në fushën e betejës.
Por analistët thonë se Rusia ka anashkaluar disa sanksione duke importuar përmes vendeve të treta.
Javën e kaluar, ndihmësi i presidentit ukrainas Mykhailo Podolyak tha se Ukraina po përdorte nga 5,000 deri në 10,000 të një lloji predhe në ditë.
Në korrik, BE nënshkroi një plan për të rritur prodhimin e municioneve në bllok, si pjesë e një shtytjeje për të armatosur Ukrainën dhe për të rimbushur arsenalet e varfëruar.