image Rusia po i vuan pasojat e sanksioneve të vendosura nga ShBA

Botë

Rusia po i vuan pasojat e sanksioneve të vendosura nga ShBA

news image

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, ka thënë se sanksionet amerikane kanë goditur fuqishëm Rusinë.

Ai me anë të një postimi në Facebook ka thënë se Rubla ruse sot ka arritur nivelin e saj më të dobët ndonjëherë.

Biden po ashtu ka thënë se ka rënë tregu rus i aksioneve.

Postimi i plotë i Biden:

Ne kemi parë tashmë ndikimin e veprimeve tona në monedhën ruse – rubla – e cila në fillim të ditës së sotme arriti nivelin e saj më të dobët ndonjëherë.

Tregu rus i aksioneve ra sot.

Dhe norma e huamarrjes së qeverisë ruse u rrit mbi 15 përqind.

/GazetaSinjali/