image Rusia planifikon të "rrethojë" qytetin e Dnipro

Botë

Rusia planifikon të “rrethojë” qytetin e Dnipro

news image

Rusia planifikon të “rrethojë” qytetin e Dnipro, thotë zyrtari ukrainas i sigurisë.

Rusia po shton burime për të “rrethuar” qytetin e Dnipros në Ukrainën qendrore, tha Oleksiy Danilov, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës në një postim në Facebook, shkruan CNN.

Komanda e forcave pushtuese ruse po e zhvendos fokusin e saj në Jug, duke u përpjekur t’i privojë Ukrainës hyrjen në Detet e Zi dhe Azov, të cilat, sipas mendimit të tyre, do të krijojnë kushte për shtypjen ekonomike të Rezistencës së Ukrainës“, thuhet në postimin nga Danilov.

Armiku nuk heq dorë nga shpresat për të kapur Kievin dhe shton burime për të rrethuar Dnipron”, vazhdoi ai, duke shtuar se plani i Rusisë ishte të “rrethonte qytetet kryesore, të zhdukte Forcat e Armatosura të Ukrainës dhe të krijonte një situatë katastrofe humanitare për civilët“.

/GazetaSinjali/