image Rusia përjashtohet nga Olimpiada 2020 dhe Botërori 2022

Futboll

Sport/ Rusia përjashtohet nga Olimpiada 2020 dhe Botërori 2022

news image

Agjencia Botërore Anti-Doping (Wada) i ka ndaluar për katër vite pjesëmarrjen në ngjarjet sportive Rusisë.

Sipas asaj që raporton BBC, kjo do të thotë se flamuri dhe himni rus nuk do të lejohen në ngjarje si Olimpiada e Tokios 2020 dhe Botërori i futbollit në Katar 2022.

Por atletët që mund të dëshmojnë se nuk janë të prekur nga skandali i dopingut do të jenë në gjendje të garojnë nën një flamur neutral.

Komiteti ekzekutiv i Wada-s mori këtë vendim unanim në një takim në Lozanë të Zvicrës. Kjo vjen pasi Agjencia Ruse Anti-Doping (Rusada) u shpall e papërshtatshme për manipulim të të dhënave laboratorike që u janë dhënë hetuesve janarin e vitit 2019./Gazeta Sinjali/