image Rusia paralajmëron sërish për rrezikun e një lufte bërthamore me SHBA-në

Botë

Rusia paralajmëron sërish për rrezikun e një lufte bërthamore me SHBA-në

news image

Rreziku i luftës midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, fuqitë që kanë dy arsenalet më të mëdha bërthamore në botë, është “në rritje të vazhdueshme”, tha një diplomat i lartë rus në një intervistë.

Vladimir Germakov, një zyrtar i Ministrisë së Jashtme fajësoi Uashingtonin për mënyrën se si ka vepruar me Moskën. Që nga pushtimi i Ukrainës 14 muaj më parë, Moska shpesh ka fajësuar SHBA-në dhe atë që ajo e quan “Perëndimi kolektiv” për rritjen e rrezikut të luftës bërthamore.

Nëse “SHBA-ja vazhdon në kursin e saj aktual të konfliktit me Rusinë, duke i përshkallëzuar gjërat në një konflikt të armatosur të drejtpërdrejtë, fati i New START (marrëveshja e armëve bërthamore të dy vendeve) mund të jetë tashmë i vulosur,” shpjegoi  Jermakov.

SHBA  informoi Rusinë në mars se do të ndalonte ndarjen e të dhënave për forcat e saj bërthamore me të, pas refuzimit të saj për të dërguar të dhëna, duke cituar një reagim ndaj pezullimit të Rusisë të zbatimit të New START.

“Sfida më akute sot lidhet me rrezikun e përshkallëzimit të një lufte bërthamore për shkak të një konfrontimi të drejtpërdrejtë ushtarak midis fuqive bërthamore,” tha kryediplomati rus.

“Dhe ky rrezik, për fat të keq po rritet vazhdimisht ,” këmbënguli ai.

Për më tepër, Moska dhe Pekini do të studiojnë përfshirjen e mundshme të vendeve të tjera perëndimore në zgjerimin e mbrojtjes raketore amerikane në shkallë globale, e cila “minon qartë stabilitetin strategjik”, shtoi Yermakov./abcnews.al

/GazetaSinjali/