Ministria e Jashtme ruse tha se pamjet e civilëve të vdekur në qytetin ukrainas Bucha ishin “urdhëruar” nga Shtetet e Bashkuara si pjesë e një komploti për të fajësuar Rusinë.
“Kush janë mjeshtrat e provokimit? Sigurisht që Shtetet e Bashkuara dhe NATO“, tha zëdhënësja e ministrisë Maria Zakharova në një intervistë në televizionin shtetëror të dielën vonë, shkruan Reuters.
Zakharova tha se protesta e menjëhershme perëndimore mbi imazhet e civilëve të vdekur tregoi se historia kishte qenë pjesë e një plani për të fyer reputacionin rus.