image Rusia ngel pa raketa, s’mund të furnizohet sepse ato prodhohen në Ukrainë

Botë

Rusia ngel pa raketa, s’mund të furnizohet sepse ato prodhohen në Ukrainë

news image

Burime nga inteligjenca britanike bëjnë me dije se përpjekjet e Rusisë kanë ngecur për shkak të mungesës së pajisjeve ushtarake, të cilat prodhohen në Ukrainë.

Lajmi se forcave ushtarake ruse u kanë mbaruar armët dhe nuk rifurnizohen dot, vjen pasi Presidenti ukrainas, Volodimir Zelensky njoftoi se trupat ruse po tërhiqen ngadalë, por dukshëm po pakësohen në territorin e vendit të tij.

Sipas “Daily Mail”, Ukraina e ka furnizuar më parë Rusinë me raketa, pjesë motorësh për helikopterë dhe pjesë avionësh luftarakë. Tani, këto pajisje nuk mund të zëvendësohen më, pasi nga vendet e tjera Rusia nuk i merr dot, për shkak të sanksioneve.

Që nga nisja e konfliktit në fund të muajit shkurt, Rusia ka humbur 143 avionë, 131 helikopterë, 625 tanke dhe 316 pjesë artilerie.

Ndërkohë, ka lëshuar rreth 1100 raketa, që sipas burimeve nga inteligjenca britanike, nuk janë zëvendësuar me të reja.

/GazetaSinjali/