Ambasadori rus, Vasily Nebenzya, ndërpreu një minutë heshtjen në OKB që u bë për të shënuar një vit nga fillimi i luftës në Ukrainë.
E gjitha ndodhi kur Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, i luti të pranishmit që të mbajnë një minutë heshtje në kujtim të viktimave të agresionit rus.
Kur të gjithë u ngritën në këmbë, ishte Ambasadori rus në OKB, Vasily Nebenzya, ai që ka kërkuar fjalën për të bërë një deklaratë.
“Zotëri president, ne po ngrihemi në këmbë për të nderuar kujtimin e të gjitha viktimave të asaj që ka ndodhur në Ukrainë. Duke filluar nga viti 2014, të gjithë ata që humbën jetën, të gjitha jetët janë të çmueshme, prandaj ne po ngrihemi për të nderuar kujtimin e të gjithëve”, tha Nebenzya.