image Rusia konfirmon vrasjen e oficerit të lartë të marinës

Botë

Rusia konfirmon vrasjen e oficerit të lartë të marinës

news image

Zyrtarët rusë kanë konfirmuar se zëvendëskomandanti i flotës ruse të Detit të Zi, kapiteni i rangut të parë Andrei Paly, vdiq në luftime në Mariupol.

Më herët raportuam se Ukraina pretendonte se e kishte vrarë oficerin e lartë të marinës.

Luftimet e ashpra vazhdojnë në Mariupol, një qytet port i goditur nga granatimet ruse.

Vdekja e Paly u konfirmua fillimisht nga sekretari i kolegjit detar Nakhimov, Konstantin Tsarenko, në rrjetin social Vkontakte (VK).

Më vonë, një senator rus nga Sevastopol, baza e Flotës së Detit të Zi në Krimenë e aneksuar nga Rusia, tha në një postim në VK se “Sevastopol ka pësuar një humbje të rëndë, të pariparueshme… Paly vdiq në betejat për çlirimin e Mariupolit nga nazistët“.

Guvernatori i Sevastopolit Mikhail Razvozhayev tha në një postim në Telegram se “Andrei Nikolaevich zgjodhi të mbrojë Atdheun si vepër të jetës së tij dhe vdiq për të ardhmen tonë paqësore“, shkruan BBC.

Burimet ukrainase kanë raportuar për vdekjen e pesë gjeneralëve rusë në luftimet që shpërthyen me pushtimin e Rusisë më 24 shkurt. Rusia ka konfirmuar zyrtarisht vetëm një nga këto viktima, Gjenerali Andrei Sukhovetsky.

/GazetaSinjali/