Ministria ruse e mbrojtjes ka thënë se ka kryer një sulm në Kharkiv, pasi autoritetet ukrainase raportuan një sulm me raketa gjatë natës.
“Si rezultat i sulmit me raketa me precizion të lartë të nisur nga forcat ruse të hapësirës ajrore në AFU [forcat e armatosura të Ukrainës], u goditën punëtoritë për montimin e automjeteve të blinduara pranë fabrikës së makinerive Malyshev në Kharkov”, tha zëdhënësi i ministrisë ruse të mbrojtjes, Igor Konashenkov.
Sipas kreut të administratës rajonale të Kharkiv, Oleg Sinegubov, një 35-vjeçar banor vendas ka marrë plagë nga predha si pasojë e përplasjes.