image Rusia kërkon nga Google të rikthehen kanalet e mediave ruse në YouTube në territorin e Ukrainës

Botë

Rusia kërkon nga Google të rikthehen kanalet e mediave ruse në YouTube në territorin e Ukrainës

news image

Rregullatori shtetëror i komunikimit i Rusisë, Roskomnadzor , i shkroi Google të dielën duke kërkuar që të rikthehet aksesi në kanalet e mediave ruse në YouTube në territorin ukrainas .

Google kufizoi aksesin në mediat përfshirë RBC, TV Zvezda dhe Sputnik, raporton Reuters.

Moska të premten tha se po kufizonte pjesërisht aksesin në Facebook , duke e akuzuar atë për “censurim” të mediave ruse. Twitter tha se ishte në dijeni se përdoruesit po përballeshin me ndërprerje në Rusi dhe po punonte për të ruajtur aksesin.

/GazetaSinjali/