image Rusia: Kemi kapur rob dhe ushtarakë të NATO’s

Botë

Rusia: Kemi kapur rob dhe ushtarakë të NATO’s

news image

“Trupat ruse kanë kapur rob gjatë luftës në Ukrainë dhe ushtarakë të NATO”. Lajmi u bë me dije nga Andrei Klimov, zv/presidenti i Komisionit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Senatin rus.

“Tashmë kemi të burgosur në mesin e personelit ushtarak të vendeve të NATO-s, të gjitha këto do t’i tregojmë kur të bëjmë gjyqe dhe e gjithë bota do të shohë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë”.

Klimov shton se së bashku me trupat ukrainase ata luftojnë mercenarë nga Azia, Afrika, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, duke kujtuar se ata nuk janë ushtarakë dhe për këtë arsye i nënshtrohen ligjit ndërkombëtar.

/GazetaSinjali/