image Rusia ka pushtuar tashmë 20% të territorit të Ukrainës

Evropë

Rusia ka pushtuar tashmë 20% të territorit të Ukrainës

news image

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi sot se Rusia aktualisht kontrollon 20% të territorit të Ukrainës.

“Ne duhet të mbrohemi nga pothuajse e gjithë ushtria ruse. Të gjitha formacionet ushtarake ruse të gatshme për luftë janë të përfshira në këtë agresion”, ka thënë Zelenski në një fjalim në Parlamentin e Luksemburgut.

Ai ka shtuar se vija e parë e betejës shtrihet për më shumë se 1000 kilometra.

/GazetaSinjali/