image Rusia ia kalon Kinës me numrin e të infektuarve me Covid-19

Botë

Pandemia/ Rusia ia kalon Kinës me numrin e të infektuarve me Covid-19

news image

Rusia ia ka kaluar Kinës sa i përket numrit të përgjithshëm të personave të infektuar me koronavirus.

Gjatë 24 orëve të kaluara, në këtë shtet u regjistruan 6,198 raste të reja të infektimeve dhe numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 87,147 persona, njoftoi Qendra për Menaxhimin e Krizave.

Në anën tjetër, Kina deri më tani i ka regjistruar 84,500 të infektuar, ndonëse në javët e para ishte vendi i parë në botë. Rusia ka shënuar rritje të shpejtë të rasteve gjatë muajit prill, ndonëse më herët dallohej për shifra të ulëta në krahasim me vendet e tjera.

Përpos mijëra rasteve të reja të infektimeve, në 24-orëshin e fundit në Rusi u konfirmuan edhe 50 viktima dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve shkoi në 794, shkruan “The Guardian”.

Qeveria ruse ka marrë masa të gjera kundër përhapjes së koronavirusit, përfshirë mbylljen e kufijve dhe vendosjen e karantinës për banorët. Megjithatë, spitalet e vendit, sidomos në Moskë dhe rrethinë, po përballen me numër të madh të pacientëve./ Gazeta Sinjali/