image Rusia i bën thirrje Kosovës për një dialog normal me Serbinë

Politikë

Rusia i bën thirrje Kosovës për një dialog normal me Serbinë

news image

Ambasadori i Federatës Ruse në Beograd, Aleksandar Bocan-Harcenko, ka deklaruar se Moska po i bën thirrje Prishtinës që ta ndalojë sjelljen e saj të papërgjegjshme dhe ta vazhdojë dialogun normal me Beogradin, transmeton Tanjug.

Pajtohem se arsyeja e ngërçit në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është mosgatishmëria e institucioneve në Kosovë për të zhvilluar bisedime serioze. Supozojmë se dialogu i Brukselit, i organizuar në përputhje me rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ka potencial të pashfrytëzuar”, ka thënë diplomati rus.

Sipas tij, është me rëndësi që lehtësuesit dhe palët e tjera të interesit të nënvizojnë se liderët shqiptarë duhet t’i përmbushin obligimet e tyre të mëparshme, në radhë të parë ato që kanë të bëjnë me formimin e bashkësisë së komunave serbe, shkruan kosovo-online.

Shurdhimi për këtë obligim e dëmton vetë Prishtinën dhe presim që ta kuptojnë sa më shpejt që të jetë e mundur”, theksoi Bocan-Kharchenko.

Ai po ashtu shtoi se përpjekjet e Prishtinës, sipas tij për të destabilizuar situatën, duke përfshirë bastisjet nga forcat speciale të policisë në veri të Kosovës, vetëm sa krijojnë më shumë tensione.

Na vjen keq që ata që marrin vendime të tilla nuk po marrin parasysh implikimet e tyre të mundshme serioze”, përfundoi ambasadori rus.

/GazetaSinjali/