image Rusia e gatshme të rifillojë bisedimet e sigurisë me SHBA-në

Botë

Rusia e gatshme të rifillojë bisedimet e sigurisë me SHBA-në

news image

Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov tha sot janë gati të punojnë përsëri me Shtetet e Bashkuara për çështjet e sigurisë dhe Traktatin e Reduktimit të Armëve Strategjike.

Nëse amerikanët janë të gatshëm për këtë, ne, natyrisht, do të jemi në gjendje të rifillojmë dialogun dhe jemi të vendosur ta bëjmë këtë, si dhe të punojmë në START, ku ka edhe një pauzë të caktuar”, tha zëvendësministri i Jashtëm Sergei Ryabkov, raportoi media shtetërore RIA Novosti, përcjell CNN.

Gjithçka varet nga Uashingtoni”, shtoi ai.

Sipas Ryabkov, Rusia nuk e ndaloi dialogun me SHBA-në.

Ne nuk jemi tërhequr nga dialogu i stabilitetit strategjik. Ai është pezulluar nga Uashingtoni, me sa duket nën iluzionin se ne kemi nevojë për këtë dialog më shumë se Uashington, absolutisht jo“, tha Ryabkov.

Ryabkov shtoi se Rusia ka përgatitur një listë të sanksioneve personale hakmarrëse kundër SHBA-së dhe Perëndimit që do të bëhet publike së shpejti.

/GazetaSinjali/