image Rusia: Duhet të minimizojmë rreziqet e një lufte bërthamore

Botë

Rusia: Duhet të minimizojmë rreziqet e një lufte bërthamore

news image

Ndërsa lufta vazhdon të përshkallëzohet, rritet gjithashtu edhe rreziku i një lufte bërthamore.

Të dyja vendet nuk ka gjasa të tërhiqen nga lufta, por sipas një zyrtari të ministrisë së jashtme ruse, Ukraina dhe Rusia  duhet të minimizojnë rreziqet e një lufte bërthamore, sipas skynews.

Vladimir Yermakov tha se çdo konflikt i armatosur midis fuqive bërthamore duhet të parandalohet.

Yermakov, kreu i ministrisë së jashtme për mospërhapjen e armëve bërthamore, shtoi se të gjitha fuqitë bërthamore duhet t’i përmbahen logjikës së përcaktuar në dokumentet zyrtare që synojnë parandalimin e luftës bërthamore.

“Rusia po e zbaton këtë llogjikë,” tha ai.

/GazetaSinjali/