image Rusia do të hapë korridore evakuimi nga Ukraina në Rusi

Botë

Rusia do të hapë korridore evakuimi nga Ukraina në Rusi

news image

Moska do të hapë në mënyrë të njëanshme rrugë evakuimi për civilët në Ukrainë që të çojnë drejt Rusisë çdo ditë në orën 10 të mëngjesit, tha të enjten gjeneralkoloneli Mikhail Mizintsev i Ministrisë së Mbrojtjes ruse.

“Ne garantojmë siguri të plotë në territoret e kontrolluara nga Forcat e Armatosura Ruse”, tha Mizintsev, shkruan CNN, transmeton Gazeta Sinjali.

Është e paqartë nëse ka një kohë përfundimi për këto rrugë të hapura.

Ai mohoi raportet se Rusia nuk respektoi armëpushimin e premtuar, duke i quajtur akuzat një “gënjeshtër të turpshme”.

/GazetaSinjali/