image Rusia do të dëbojë diplomatë amerikanë

Botë

Rusia do të dëbojë diplomatë amerikanë

news image

Agjencia shtetërore e lajmeve ruse tha se Ministria e Jashtme i ka dhënë ambasadës amerikane një listë të diplomatëve amerikanë që Rusia do t’i dëbojë.

Ky njoftim vjen pasi 12 diplomatë rusë u dëbuan nga misioni i tyre në Kombet e Bashkuara në Nju Jork më herët gjatë këtij muaji, raporton REL.

Ministria e Jashtme ruse tha se amerikanëve iu tha se “çdo veprim armiqësor i Shteteve të Bashkuara kundër Rusisë do të marrë një përgjigje të vendosur dhe të duhur”, raportoi Interfax.

/GazetaSinjali/