Rusia dhe Ukraina do të mbajnë një raund të tretë të bisedimeve të hënën, raporton Reuters.
Negociatori ukrainas, David Arakhamiya, ka thënë përmes një postimi në Facebook se bisedimet për përfundimin e armiqësive do të rifillonin, por nuk ka dhënë detaje të mëtejshme.
Kujtojmë se të enjten, të dyja palët u dakorduan të hapin korridoret humanitare për të lejuar civilët të dalin nga disa zona luftimi.