image Rusia bombardon një nga portet më të mëdha ukrainase, dëgjohen qindra shpërthime

Botë

Rusia bombardon një nga portet më të mëdha ukrainase, dëgjohen qindra shpërthime

news image

Qyteti port i Ukrainës, Mariupol, është nën zjarr të fortë me raportime për qindra shpërthime, ka thënë një burim diplomatik për Reuters.

Mariupol është një nga portet më të mëdha të Ukrainës në Detin Azov dhe ndodhet pranë vijës së frontit të mbajtur nga separatistët e mbështetur nga Rusia në rajonin e Donetskut – të cilin Vladimir Putin e ka njohur si një shtet të pavarur.

Marrja e Mariupolit do ta ndihmonte Rusinë të siguronte një rrugë të drejtpërdrejtë tokësore për në Krime, gadishullin ukrainas të aneksuar nga Rusia në 2014.

/GazetaSinjali/