image Rusia akuzon administratën Trump për agresion në hapësirë

Botë

Siguri/ Rusia akuzon administratën Trump për agresion në hapësirë

news image

Agjencia hapësinore ruse Roscosmos ka akuzuar së fundmi presidentin amerikan Donald Trump për “plane agresive të kapjes së planeteve.”

Në deklaratën e drejtorit të përgjithshëm të Roscosmos, Gjeneral Sergey Saveliev, të publikuar në faqen e saj të internetit, jepet reagimi ndaj dekretit të adminsitratës Trump për “Inkurajimin e Mbështetjes Ndërkombëtare në Përdormin e Burimeve të Hapësirës” e nënshkruar një ditë më parë nga presidenti i SHBA.

“Tentativat e përvetësimit të hapësirës dhe planet agresive për kapjen e territoreve të planetëve të tjerë, nuk do të nxisin bashkëpunimin e frytshëm me vendet e tjera,” thuhet në deklaratë.

“Ka pasur shembuj në histori kur një vend ka tentuar të marrë territore në përfitim të tyre – dhe të gjithë e mbajmë mend sesi përfundoi,” shtonte Saveliev.

Më herët Roscosmos njoftoi planet për dërgimin e një ekspedite në hënë në 2031 e 2034, për të ndërtuar atje një bazë use. Kreu i Roscosmos tha gjithashtu se Rusia do të dërgojë robotë atje.