image Rusia acarohet se pse Gjermania po e armatos Kosovën: Këto blerje janë mundësi për rritje të kriminalitetit

Siguri

Rusia acarohet se pse Gjermania po e armatos Kosovën: Këto blerje janë mundësi për rritje të kriminalitetit

news image

Përfaqësuesja zyrtare e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova, ka thënë se Gjermania po bën veprime kontradiktore në Kosovë, duke e furnizuar me armë.

Kjo pasi kompania “Heckler and Koch” do të furnizojë Kosovën me kontingjentin e radhës me pushkë automatike në vlerë mbi gjysmë milion euro, raporton B92, njofton Gazeta Sinjali.

Sipas Zaharovas, në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme gjermane, në pjesën e rekomandimeve për vizitat në vendet e huaja, për Kosovën thuhet: “Krimi i organizuar është i përhapur. Qindra mijëra njësi të armëve të vogla ilegale janë në duar të individëve privatë në Kosovë”.

Kështu, sipas saj, këto blerje janë mundësi për rritje të kriminalitetit e jo mundësi për forcimin e sigurisë në vend./Gazeta Sinjali/