image Rusi: 14 mijë të arrestuar në protestat kundër luftës në Ukrainë

Botë

Rusi: 14 mijë të arrestuar në protestat kundër luftës në Ukrainë

news image

Demonstratat kundër luftës po zhvillohen edhe një herë në mbarë botën, përfshirë Rusinë, ku kritiku i zëshëm i Kremlinit, Alexei Navalny u ka bërë thirrje njerëzve atje që të mbajnë qëndrim kundër presidentit Putin dhe pushtimit të Ukrainës.

Më shumë se 14 mijë njerëz në 112 qytete janë arrestuar në Rusi për protesta kundër luftës që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, sipas një organi të pavarur të të drejtave të njeriut në vend.

OVD-Info, një faqe monitorimi, tha se të paktën 359 njerëz në 28 qytete janë arrestuar që nga 24 shkurti, por thotë se shifra reale mund të jetë më e lartë.

/GazetaSinjali/