image Rusët qëllojnë të shtëna paralajmëruese ndaj protestuesve në Kherson

Botë

Rusët qëllojnë të shtëna paralajmëruese ndaj protestuesve në Kherson

news image

Trupat ruse kanë gjuajtur të shtëna paralajmëruese ndërsa mijëra demonstruan në qytetin jugor Kherson, i cili u kap nga ushtria ruse në fillim të këtij muaji.

Duke valëvitur flamujt kombëtarë dhe duke brohoritur “Khersoni është për Ukrainën” dhe “Lavdi Ukrainës”, disa mijëra protestues u mblodhën në një shfaqje sfide në Sheshin qendror të Lirisë, njoftoi transmetuesi publik Suspilne Kherson, përcjell Al Jazeera.

Protestuesit marshuan në një bulevard qendror, duke kaluar një linjë të automjeteve të blinduara ruse të shënuara me simbolin “Z”, tregoi një video dëshmitare e postuar nga Suspilne Kherson në Telegram.

/GazetaSinjali/