image Rusët i mohojnë sulmet ndaj civilëve, "Amnesty International" e demanton këtë

Evropë

Rusët i mohojnë sulmet ndaj civilëve, “Amnesty International” e demanton këtë

news image

Rusia thotë se nuk po godet infrastrukturën civile të Ukrainës. Provat tregojnë të kundërtën.

Të premten, ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov u përpoq të siguronte botën për viktimat civile në ditën e dytë të pushtimit rus të Ukrainës, shkruan Gazeta Sinjali.

“Askush nuk do të sulmojë popullin e Ukrainës”, tha ai gjatë një konferencë shtypi, duke i thënë CNN se “nuk kishte sulme në infrastrukturën civile”.

Megjithatë, raportet për granatimet e ndërtesave të banesave dhe kopshteve, civilët e vrarë dhe raketat që janë gjetur në rrugët e banimit kanë ardhur që nga fillimi i ofensivës.

Organizata Ndërkombëtare e Amnistisë “Amnesty International”, në një deklaratë për shtyp, akuzoi forcat ruse për “sulme pa dallim në zonat civile dhe sulme ndaj objekteve të mbrojtura si spitalet”, duke përmendur tre shembuj, një sulm të enjten pranë një ndërtese spitali në Vuhledar, në rajonin lindor Donetsk.

Ai sulm vrau katër civilë dhe plagosi dhjetë të tjerë, njoftoi Amnesty.

/GazetaSinjali/