Një video e postuar së fundmi në Twitter tregon më së miri vështirësitë që kanë hasur rusët për ushqim në agresionin e tyre në Ukrainë.
Disa ushtarë janë futur në një supermarket dhe kanë marrë çfarë u ka dalë përpara.
Video është marrë nga kamerat e supermarketit, ndërsa personi që e ka postuar shkruan bashkëngjitur: “Rusia nuk ka ushtri, është një bandë kriminale që përdorë armët”./a2