image Rusët do të paguajnë 45 euro më shumë për të hyrë në BE

Botë

Rusët do të paguajnë 45 euro më shumë për të hyrë në BE

news image

Bashkimi Evropian po propozon ta bëjë më të shtrenjtë dhe më të vështirë për qytetarët rusë marrjen e vizave.

Rusët që dëshirojnë të hyjnë në BE do të përballen me një proces më të gjatë aplikimi dhe tarfiat  e tyre do të rriten nga 35 euro në 80 euro.

Kjo duhet të vazhdojë për sa kohë që Moska do të zhvillojë luftën e saj të agresionit kundër Ukrainës, tha Komisioni i BE-së.

“Tani për tani, qytetarët rusë nuk duhet të kenë akses të lehtë në BE. Dhe është për këtë arsye Komisioni miraton pezullimin e plotë të propozuar të marrëveshjes për lehtësimin e vizave midis Rusisë dhe BE,” tha komisionerja për Punët e Brendshme Ylva Johansson.

Pasi propozimi të pranohet nga këshilli, i cili mund të ndodhë brenda javës, Komisioni do të publikojë udhëzimet e reja.

Më shumë se një milion rusë kanë udhëtuar në vendet e BE-së që nga pushtimi i Ukrainës në shkurt.

Margaritis Schinas, një nënkryetar i Komisionit të BE-së, tha se Rusia kishte “minuar plotësisht” besimin mbi të cilin bazohej marrëveshja ekzistuese e vizave BE-Rusi.

Sipas kësaj marrëveshjeje, rusët kishin për 15 vjet që gëzonin një proces të thjeshtuar për marrjen e vizave të BE-së.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, shkroi në Twitter duke thënë se marrëveshja e vizave duhet të pezullohet pasi “nuk mund të vijijë si zakonisht” me Rusinë.

Kjo masë vjen pas një vendimi javën e kaluar nga ministrat e jashtëm të BE-së, kur ata ranë dakord në parim për të pezulluar marrëveshjen ekzistuese të vizave me Moskën.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, javën e kaluar pranoi se vendimi i BE-së do ta bënte jetën më të vështirë për udhëtarët rusë, duke e quajtur propozimin “një tjetër vendim qesharak në një seri absurditetesh të vazhdueshme.

/GazetaSinjali/