image Rukiqi: Rryma nuk pritet të shtrenjtohet për bizneset

Biznes

Rukiqi: Rryma nuk pritet të shtrenjtohet për bizneset

news image

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka dhënë një lajm të mirë për bizneset kosovare, shkruan Gazeta Sinjali.

Pas paralajmërimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), për rritje të çmimit të energjisë elektrike, Rukiqi ka bërë të ditur se nuk do të ketë shtrenjtim të rrymës për bizneset.

“Pas shumë pyetjeve nga bizneset, për çështjen e rritjes të tarifës së energjisë elektrike, një përgjigje e shkurtë: Nuk pritet të ketë rritje të tarifës së energjisë elektrike, për kategorinë e bizneseve”, shkroi ai në Facebook./GazetaSinjali/