image Rukiqi paralajmëron kthim në pikën 0 për bizneset që s'po i respektojnë masat kundër COVID-19

Biznes

Rukiqi paralajmëron kthim në pikën 0 për bizneset që s’po i respektojnë masat kundër COVID-19

news image

Pas rritjes së rasteve të reja me koronavirus, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi u ka bërë thirrje bizneseve që t’i respektojnë

Rukiqi ka paralajmëruar kthim në pikën zero, në rast se masat do të vijojnë të mos respektohen nga bizneset.

“Lutje për bizneset e hapura: Respektoni masat mbrojtëse dhe parandaluese për COV-19. Kemi bërë shumë përpjekje dhe mund për të lejuar hapjen graduale të ekonomisë, edhe shumë më shpejt se vendet tjera, por gjithçka mund të kthehet në pikën 0, nëse masat për te cilat jemi zotuar që do t’i respektojmë, nuk respektohen, sidomos në bizneset ku ka grumbullime dhe turma”, ka shkruar Rukiqi. “Bota ka filluar t’i kthehet normalitetit, por ky normalitet tani i ka rregullat e veta. Rregull mbi rregullat është kujdesi për veten dhe të tjerët, duke mbajtur distancën, duke mbajtur maskat (sidomos stafi) dhe duke bërë dezinfektime të rregullta”.

Ai ka shtuar se rimëkëmbja e ekonomisë lidhet me parandalimin sa më të hershëm të koronavirusit.

“Mospërhapja e virusit dhe shkuarja drejt përfundimit zyrtar të pandemisë na lejon të fokusohemi në pjesën e masave për rimëkëmbjen e ekonomisë. Sa më shpejt që kemi perfundim zyrtar të pandemisë, aq më e shpejtë do të jetë rimëkëmbja ekonomike. #kujdes”, ka shkruar Rukiqi. /Gazeta Sinjali/