image Rukiqi: Nuk presim rikuperim të gjendjes ekonomike para vitit 2022

Biznes

Rukiqi: Nuk presim rikuperim të gjendjes ekonomike para vitit 2022

news image

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se të gjitha aktivitetet që kanë qenë të ndërlidhura me rimëkëmbjen janë planifikuar të bëhen këtë pranverë.

Ai ka thënë se vendi është në një fazë që ka shumë paparashikueshmëri sa i përket rimëkëmbjes.

Rukiqi ka thënë se nuk mund të flitet ende për këtë pa pasur një imunizim përmes vaksinimit.

“Çdo veprim që ndërmerret e ka për synim me i sanu pasojat afatshkurta. Kur kompanitë janë të rrezikuara, janë të rrezikuar edhe punëtorët. Ne jemi të interesuar që të kemi intervenime që askush të mos dalë me pasoja të parikuperueshme nga pandemia”, ka thënë ai.

Rukiqi ka shtuar se nuk mund të flitet për ngritje ekonomike nëse ajo paraprakisht nuk stabilizohet.

“Kjo ka disa parakushte që duhet kaluar dhe me këtë rritje ekonomike 4.4 për qind ne mund të rikuperojmë këtë rënie ekonomike mbi 6 për qind. Kjo është rënia më e madhe ekonomike që prej pas luftës”, ka thënë ai në Ktv.

Sipas tij, Qeveria duhet ta parandalojë bankrotimin e kompanive, duke shtuar se duhet të merren veprime që e ruajnë këtë mirëqenie.

/GazetaSinjali/