image Rukiqi: Ngritja e çmimit të energjisë elektrike do të dëmtojë bizneset e prodhuesit vendorë

Biznes

Rukiqi: Ngritja e çmimit të energjisë elektrike do të dëmtojë bizneset e prodhuesit vendorë

news image

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se ngritja e çmimit të energjisë elektrike do të dëmtojë bizneset dhe prodhuesit vendorë.

Ai në një konferencë për media të shtunën, ka thënë se 1000 kompani do të preken drejtpërdrejt nëse ndodh që të rritet çmimi i energjisë elektrike.

Energjia është çështja që lidhet me kalimin e konsumatorëve që janë të kyçur në rrjetin 10 kilovat në atë 35 kilovat që do të preken nga vendimi i Bordit. Ky vendim parasheh që këta konsumatorë të dalin në tregun e hapur të energjisë në kohën kur në vend një treg është i parregulluar dhe kjo do të bëjë që të ketë çmime më të larta për shume kompani. 1000 kompani do të ballafaqohen me rritje të çmimit të energjisë elektrike e cila do të ndikojë drejtpërdrejt në koston e tyre, dhe kjo rrezikon ato kompani që eksportojnë t’i humbin klientët e tyre. Dhe shumë lehtë këta prodhues mund ta humbin tregun nëse rritet kosto në kohën kur ballafaqohemi me pandemisë. Bashkë me Odën Amerikane i jemi drejtuar deputetëve që t’iu drejtohen Rregullatorit  me një rekomandim që mundëson që kalimin në tregun e rregulluar të shtyhet për një vit pasi nuk është i favorshëm për këtë kohë”, ka thënë Rukiqi, transmeton ekonomiaonline.

Rukiqi po ashtu ka kërkuar faljen e borxheve ndaj bizneseve të dënuara. /Gazeta Sinjali/