Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova ka kërkuar nga lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti që të përkulet para varrit të Ibrahim Rugovës dhe ta nderoj familjen e ish-presidentit.
‘Unë dua të besoj se kryetari i Vetëvendosjes, Z.Kurti nëse ka bo homazhe pranë varrit të Alija Izetbegovicit, atëherë është e pashmangshme dhe joracionale që të mos e bëjë nderimin dhe të mos e vlerësojë kontributin e madh të ideatorit dhe arkitetkti të Pavarësisë së Kosovës, Presidentit Ibrahim Rugova’, tha ai në një emision televiziv.
Rugova theksoi se Kurti e ka nivelin edhe politik edhe intelektual që ta dëshmojë këtë. Ai shtoi se nëse LDK-VV do t`i fitojnë zgjedhjet, Kurti së bashku me kryeministrin/en e ri/re do të shkojnë për nderime te familja e Rugovës dhe ajo e Jasharëve. /Sinjali/