image Rudari: Qytetarët e papërgjegjshëm po dëmtojnë siguresat e ndriçimit në shesh

Kosovë

Rudari: Qytetarët e papërgjegjshëm po dëmtojnë siguresat e ndriçimit në shesh

news image

Kryetari në detyrë i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, është ankuar se persona të papërgjegjshëm po dëmtojnë siguresat e ndriçimit publik në bulevardin e qytetit, shkruan Gazeta Sinjali.

Rudari thotë se këta persona janë të ndikuar nga grupe të interesit dhe kanë qëllime të ulëta. Ai thotë se edhe ndriçimi publik në rrugën “Qëndresa” është fikur sonte nga ata.

“Ju informojmë se persona të papërgjegjshëm, të ndikuar nga grupe të interesit dhe me qëllime të ulëta, disa herë kanë dëmtuar siguresat e ndriçimit publik në bulevardin e qytetit. Kompania e kontraktuar ka intervenuar duke vendosur siguresa të tjera. Po ashtu, persona të papërgjegjshëm sonte kanë fikur dritat e ndriçimit publik edhe në rrugën ‘Qëndresa'”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai apelon te qytetarët që të mos bien pre e agjendave të ulëta politike, të cilat kanë qëllim të dëmtojnë pronën publike.

“Zgjedhjet vijnë dhe shkojnë, Podujeva mbetet”, ka përfunduar ai./Gazeta Sinjali/