image Rudari: Në Podujevë fitoi Albin Kurti, e jo Shpejtim Bulliqi

Politikë

Rudari: Në Podujevë fitoi Albin Kurti, e jo Shpejtim Bulliqi

news image

Ish-kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Nexhmi Rudari, ka deklaruar se zgjedhjet lokale që u mbajtën dje në këtë komunë, i ka fituar Albin Kurti dhe jo Shpejtim Bulliqi, shkruan Gazeta Sinjali.

Rudari tha se do të presin derisa të numërohen të gjitha votat dhe do të qëndrojnë në zyrë aq sa e parasheh nevoja dhe ligji.

“Zgjedhjet nuk i fitoi Shpejtimi, por Albini. Do të rrimë në zyrë aq sa e parasheh nevoja dhe ligji, pasi duhet t’i kryejmë punët ditore që i kemi në shërbim të qytetarëve, sigurisht derisa të certifikohen rezultatet, pasi duhet pritur votat me kusht dhe nga diaspora, të cilat nuk e ndryshojnë rezultatin”, tha Rudari në Klan Kosova.

Po ashtu, ai u shpreh se në zgjedhjet lokale në vitin 2021, LDK do të fitojë bindshëm në këtë komunë.

“Më pak se një vit që ka mbetur, shkon shpejt, do të punojmë shumë, do të bëjmë analizë ku kemi çaluar dhe t’i përmirësojmë ato dhe në zgjedhjet lokale të 2021 të fitojmë prapë bindshëm”, tha ai./Gazeta Sinjali/