Kryetari në detyrë i Podujevës, Nexhi Rudari ka thënë se rasti i katërt i prekur nga koronavirusi në Podujevë është rast kontakti. Sipas tij, personi i katërt nuk e ka bartur virusin nga familja e Dumnicës, por nga një person në Prishtinë.
“Po është rast kontakti, jo nuk është familjarë i personave që kanë qenë të prekur nga fshati Dumnicë, është në Podujevë në qytet. Nuk besoj që ka ndonjë lidhje familjare, por siç duket është rast kontakti me një të infektuar nga Prishtina”, ka thënë Nexhmi Rudari për Gazetën Sinjali.
Kryetari në detyrë ka theksuar se ka bërë kërkesë që Dumnica të hiqet nga izolimi pasi nuk ka persona të infektuar me virusin Covid-19 dhe sipas Rudarit vetëm familja e infektuar të qëndrojnë në izolim.
“Jo, pritet me dal Duminca prej karantinës, ne kërkesën e kemi bërë zyrtarisht. Pasi tani kanë pushuar së ekzistuarit arsyet, por është në vlerësimin e IKSHPK-së dhe Ministrisë së Brendshme dhe me mbajt masën e izolimet për familjen që ka qenë e prekur”.
Në Podujevë katër persona janë infektuara me koronavirus, një prej tyre ka vdekur dhe dy të tjerë janë shëruar.
Në Kosovë deri më tani janë 91 persona të prekur me koronavirus. /Gazeta Sinjali/