Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe kundërkandidati i tij nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Nexhmi Rudari, kanë debatuar me njëri-tjetrin se kush ka qenë më parë në LDK, shkruan Gazeta Sinjali.
Bulliqi ka qenë anëtar i LDK-së deri sa u largua nga ky subjekt në vitin 2017, për shkak të qëndrimeve të kundërta që kishin për demarkacionin me Malin e Zi, kryetar i komisionit për të cilin ishte Bulliqi.
“Unë jam në LDK, ndërsa edhe kundërshtari im ka qenë më parë në LDK por është larguar nga aty. Ka qenë drejtor për Arsim.”, ka thënë Rudari.
“Mos flit për mua. Ti ke qenë në PSHDK. Ke qenë në PSHDK dhe ke ardhur aty për pozitë. Unë kam qenë në LDK dhe tani kam kaluar në VV, prej aty do te ju mposhtë”, ia ktheu Bulliqi./Gazeta Sinjali/