image RTK-ja ia dha Armend Mujës gabimisht 1 mijë euro më shumë, ai nuk i ktheu

Politikë

RTK-ja ia dha Armend Mujës gabimisht 1 mijë euro më shumë, ai nuk i ktheu

news image

Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, para se të merrte këtë post, njihej si analist.

Në vitin 2017, Muja ishte kontraktuar nga mediumi publik i Kosovës, RTK si analist i zgjedhjeve.

Sipas kontratës, Muja do të paguhej 60 euro për paraqitje. Por një gabim i RTK-së, kishte bërë që ish-analistit tani deputet, t’i transferoheshin gabimisht mbi 1000 euro.

Pas gabimit, Muja ishte pajtuar që t’i kthente paratë që nuk i takonin me këste, por përkundër kësaj, nuk i ka kthyer deri sot.

Periskopi ka siguruar komunikimet mes RTK-së dhe atëkohë analistit – tani deputet Armend Mujës, të cilat mund t’i shihni më poshtë.

Për këtë, e dha një arsyetim vetë deputeti Muja.

“Kërkesa që unë t’i kthej paratë në dorë me është dukur e quditshme, informale dhe e jashtëligjshme – jo vetëm se binte ndesh me Rregullat Bankare por edhe nga fakti se të hyrat ende figuronin si transfer bankar nga RTK. Për mua çështja ka qenë e zgjidhur sepse bëhej fjalë për shuma të vogla (nuk mbaj mend por mund të ketë qenë diç ndërmjet 128-343 euro, këtë nuk mund ta them me siguri)”, tha Muja për Insajderin.

“Kjo çështje nuk është sjellur në vëmendjen time që nga viti 2017 dhe pretendoj se është minore dhe nuk më takon mua”.

“Tentimi për të keqpërdorur një gabim tyre në transaksion për të më portretizuar sikur unë i kam borxh diç RTK-së është shpifje e llojit të rëndë dhe e njejta do të duhej të denohej. Unë kam konsideratën më të lartë për RTK si institucion, kanë pasë sjellje korrekte me mua dhe ngjashëm edhe unë. Jam thellësisht falenderues ndaj tyre për hapësirën. Megjithatë, raportet e mia personale nuk kam toleruar që të interferojnë gjatë punës time si Deputet i Kuvendit – institucioni ka qenë dhe është në një situatë të rëndë financiare. Përpjekja e kotë për të më ndrydhur me lloj lloj insinuatash nuk funksionon”, tha Muja.

/GazetaSinjali/