Analisti Sadri Ramabaja e ka lëshuar emisionin e drejtpërdrejtë pas një përplasjeje me zyrtarin e PSD-së, Nol Nushi.
Ata u përplasën mbi temën e sontme, që trajtoi mos-ekzekutimin e pagave të shtatorit nga qeveria për mësimdhënësit, në emisionin Pressing.
Nushi ka thënë se nëse qeveria nuk proceson pagat, “bëhet situata katastrofale”, duke aluduar në protesta e revoltë.
Ai ka thënë se do të jetë një prej protestuesve të parë, çfarë e ka shtyrë Ramabajën që ta provokojë, duke thënë se s’mund të mblidhen mbi 200 protestues.
Nushi: Shpresoj shumë që kanë mi qitë ato paga, bëhet situata katastrofale. Do të jem prej të parëve protestues, deklaroj publikisht.
Ramabaja: Me 200 protestues.
Nushi: Me 200, 300, ma shumë dinjitet se ti Ramabaja.
Ramabaja: Ta bëj X sikur atij kryetarit tënd.
Nushi: Boma X, boma bllok, se s’po di çfarë X-i je t’u bo.
Ramabaja: Rrugaç…
Nushi: Çu. shpejt, shpejt, shpejt. Ja ulu, ja çu.