Rruga “Xhorxh Bush” ishte deklaruar se do të hapej më 8 janar.
Nga njoftimi i mëhershëm nga Komuna e Prishtinës, thuhej se ajo rrugë do të mbetet e mbyllur për automjete private.
Kësisoj ajo parashihej që do të jetë e qasshme vetë për linja të trafikut urban, taksi dhe vetura emergjente.
Megjithatë duket se kjo gjë nuk është duke u aprovuar nga qytetarët e Prishtinës, të cilët po futen në të edhe me automjete private.
‘Vrojtuesit e lagjes’ kanë sjellur disa fotografi, duke vënë në pah mungesën e menaxhimit të Komunës së Prishtinës, ku shihen edhe automjete private në rrugën “Xhorxh Bush”.