image Rruga më e gjatë dhe më e shkurtër e Liverpoolit deri te titulli i Premierligës

Futboll

Futboll/ Rruga më e gjatë dhe më e shkurtër e Liverpoolit deri te titulli i Premierligës

news image

Triumfi i Liverpoolit në Premierligë është thjesht i paevitueshëm.

“Reds” janë 22 pikë para Manchester Cityt kur kanë mbetur edhe 13 xhiro deri në fund të sezonit.

Cila është rruga më e gjatë e Liverpoolit deri te titulli?

Ekipit të Jurgen Klopp i duhen edhe 18 pikë, pra 6 fitore nga 13 ndeshjet e mbetura për t’u kurorëzuar kampion.

Nëse edhe Manchester City fiton të gjitha ndeshjet, do të ishte ndeshja mes Liverpool dhe Crystal Palace e cila zhvillohet më 21 mars, vendimtarja për titullin e Premierligës.

Cila është rruga më e shkurtër e Liverpoolit deri te titulli?

Liverpooli matematikisht mund ta fitojë titullin më 7 mars në shtëpi ndaj Bournemouthit nëse vazhdojnë të fitojnë, ndërsa Manchester City nuk rrëmben asnjë pikë dhe Leicester mposht “Qytetarët”, por humb ndeshjet tjera.

Pra, do t’i nevojiteshin vetëm katër fitore tjera për ta “çuar” në qiell trofeun e shumëpritur./Gazeta Sinjali/