image Rruga Deçan - Plavë/ Haradinaj ia përmend Kurtit origjinën nga Mali i Zi

Politikë

Rruga Deçan – Plavë/ Haradinaj ia përmend Kurtit origjinën nga Mali i Zi

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka kritikuar planin qeverisës të Qeverisë Kurti 2 në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, në të cilën u prezantua ky program, raporton Gazeta Sinjali.

Haradinaj tha se mungesa e afateve kohore dhe buxhetore për projektet e planifikuara nuk i bind qytetarët që ky është një plan me një qëllim të qartë për ndryshim.

Ai po ashtu përmendi planifikimin e projekteve infrastrukturore, në të cilat nuk është përfshirë rruga Deçan-Plavë.

Madje, për këtë ai ia përmendi kryeministrit Albin Kurti edhe prejardhjen e tij nga Mali i Zi.

“Po e izoloni një ëndërr të shqiptarëve që me e pas një lidhje”, tha Haradinaj. /Gazeta Sinjali/