image Rrufeja godet futbollistët në fushën e lojës

Futboll

Video/ Rrufeja godet futbollistët në fushën e lojës

news image

Gjatë zhvillimit të ndeshjes midis shkollës “Wolmer’s Boys” dhe “Jamaica College”, rrufeja ka dëmtuar dy studentë që ndodheshin në fushën e lojës. Pamjet e mëposhtme tregojnë momentin kur dy lojtarët dëmtohen nga rrufeja dhe bien në tokë duke shtrënguar kokën.

Ndeshja vazhdon për disa sekonda, para se futbollistë e tjerë të kuptojnë se çfarë ka ndodhur dhe t’iu vijnë menjëherë në ndihmë. Të dëmtuarit u dërguan menjëherë në spital, ku morën ndihmën e parë nga mjekët.

Detajet e plota për gjendjen e lojtarëve nuk janë publikuar akoma, megjithëse mediat në Xhamajkë raportojnë se njëri nga studentët është larguar nga spitali, ndërsa tjetri vazhdon të qëndrojë aty.