image Rrufeja godet aeroplanin, rajoni përfshihet nga moti i lig

Botë

Zelandë e Re/ Rrufeja godet aeroplanin, rajoni përfshihet nga moti i lig

news image

Avioni Airbus A380 në pistën një aeroporti në Zelandën e Re është goditur nga vetëtima.

Momenti i goditjes është regjistruar në një prej kamerave të qendrës së kontrollit në aeroportin e Christchurch.

Shërbimi meteorologjk i Zelandës së Re paralajmëroi ardhjen e një stuhie në atë zonë ndaj dhe fluturimi i Airbus A380 është shtyer për disa orë.

Disa vende të rajonit të Canterbury u përfshinë nga reshjet e dendura të breshërit.

Gjithashtu shërbimi meteorologjik MetService postoi në Twitter se ky rajon u përfshi nga rreth 700 vetëtima në harkun kohor prej 2 orësh./21Media