Një aksident trafiku ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në qytetin e Gjilanit, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin, zëdhënësi i Policisë në komunën e Gjilanit, Ismet Hashani.
Sipas Hashanit, nga ky aksident nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale, derisa policia po heton shkaqet e aksidentit.
“Aksidenti ka ndodhë ditën e sotme në orët e hershme të mëngjesit. Fatmirësisht ka vetëm dëme materiale. Policia e Kosovës është duke i udhëhequr hetimet lidhur me shkaqet e aksidentit”, ka thënë zëdhënësi i Policisë në Gjilan.
Ndërsa, Sinjali ka siguruar edhe pamje nga vendi i ngjarjes