image Rrokulliset një furgon me mallra të kontrabanduara duke i ikur Doganës

Siguri

Rrokulliset një furgon me mallra të kontrabanduara duke i ikur Doganës

news image

Dogana e Kosovës, përkatësisht njësitet antikontrabandë kanë bërë konfiskimin e një sasi të konsiderueshme të miellit, pijeve joalkoolike dhe vajit motorik të kontrabanduara në tri lokacione të ndryshme në vend, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç njofton dogana, në qytetin e Mitrovicës janë konfiskuar mbi 10 tonë miell me origjinë nga Serbia, pa dokumentacionin përkatës.

Ndërkaq në rastin e dytë, dogana njofton se një furgon i cili dyshohet se po kontrabandonte mallra u rrokullis duke tentuar t’i ikë doganës. Me këtë furgon, bëhet e ditur se po kontrabandoheshin rreth 2 mijë litra pije të gazuara dhe joalkoolike, si dhe produkte të tjera ushqim-ore.

Kurse, te udhëkryqi i Lipjanit njësiteti antikontrabandë konfiskuan 6 mijë litra vaj motorik dhe hidrialik.

“Njësitet Antikontrabandë tek udhëkryqi i Lipjanit kanë ndalur një furgon cili vinte nga drejtimi i Ferizajt dhe që barte rreth 6000 litra vaj motorik dhe hidraulik dhe i cili nuk kishte mbulesë dokumentacioni. Si rrjedhojë e kësaj ndalese është bërë edhe kontrolli i depos së kompanisë ne Podujeve ku edhe aty është gjetur sasia prej 460 litra te mallit përkatës pa dokumentacion përkatës”, thuhet në komunikatën e Doganës së Kosovës.

“Si rezultat i aktiviteteve janë sekuestruar tri automjete të cilat kanë shërbyer për transportimin e këtyre mallrave, derisa vlera e mallrave të ndaluara është mbi 10 000.00 €. Kurse raste janë proceduar për procedurë të mëtejme”, përfundon kumtesa./Gazeta Sinjali/