Jack Wilshere nuk do të jetë lojtari me pagesën më të lartë te klubi i tij i ri danez, AGF-Aarhaus.
Mesfushori anglez do të jetë vetëm futbollisti i dytë më i paguar te skuadra daneze.
Paga e tij te Aarhaus do të jetë vetëm 6000 euro në javë dhe disa bonuse shtesë.
Kjo vlerë është shumë më e vogël se sa ishte shuma që dikur e merrte te Arsenali. Plot 160 mijë euro në javë paguhej Wilshere dikur te Gunners.
Me këtë rrogë që paguhet momentalisht Jack, do të kishte mundur të luante edhe në Superligën e Kosovës, pasi shumë lojtarë kanë pagën e njejtë, e disa tjerë edhe më të lartë.
30-vjeçari ka rënë shumë në karrierë duke përfunduar në kampionatin danez, gjersa dikur llogaritej si mesfushori më premtues në Angli.