image "Rritni edhe një muaj, s'iu ka mbet shumë", qytetarët ankohen për rritjen e çmimeve të produkteve

Kosovë

“Rritni edhe një muaj, s’iu ka mbet shumë”, qytetarët ankohen për rritjen e çmimeve të produkteve

news image

Autoriteti i Konkurrencës sot konfirmoi se kanë pranuar ankesa të shumta sa i përket çështjes së çmimeve të produkteve në tregun kosovar.

Ka disa kohë që qytetarët e vendit vazhdimisht po ankohen për rritjen e çmimeve të produkteve në vend, gjë kjo e cila u konfirmua edhe nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Sipas ASK-së vetëm në muajin tetor çmimet e konsumit janë rritur për 3.3% nëse e krahasojmë me muajin e njëjtët të vitit paraprak. 

Këto çmime po dalin të jenë të papërballueshme për disa qytetarë, të cilët nuk ngurrojnë të shprehin gjendjen e tyre financiare të rënduar edhe në rrjete sociale.

Disa nga ta ia vejnë fajin qeverisjes, disa inspektoratit, e nga ana tjetër, në një foto-lajm të Sinjalit qytetarët thonë se çmimet e tregut të Kosovës janë më të larta se në Evropë.

/GazetaSinjali/