image Rritje shqetësuese e rasteve me COVID-19 në Kopenhagë

Shëndetësi

Rritje shqetësuese e rasteve me COVID-19 në Kopenhagë

news image

Rritja e rasteve COVID-19, ka detyruar qeverinë daneze të pakësojë numrin e personave të lejuar në tubimet publike në Kopenhagë dhe 16 komuna përreth saj.

“Rritja e rasteve është shqetësuese dhe Danimarka po shkon në drejtimin e gabuar”, tha ministri i Shëndetësisë, Magnus Heunicke, raportojnë autoritetet në Danimarkë, transmeton Gazeta Sinjali.

“Baret dhe restorantet do të mbyllen në mesnatë dhe masat do të jenë në fuqi deri më 22 shtator”, shtoi ai.

Danimarka regjistroi sot 230 raste të reja në 24 orët e fundit, hera e parë që nga fundi i prillit. /GazetaSinjali/